Leonardo Bonucci dhe Weston McKennie janë vetëm dy nga lojtarët që Juventus do të detyrojë për largim duke i përjashtuar nga turneu parasezonal në SHBA.
Burime pranë klubit thonë se drejtuesit e ri dhe sistemi i ri i tyre do të prekë më shumë sesa thjesht kapitenin e tyre, i cili ka mbi 500 paraqitje nën rripin e tij për Bianconerët.
McKenniet do t’i mohohet mundësia për t’u kthyer në shtëpi në SHBA në turneun e tyre para-sezonal të ndeshjeve miqësore. Po ashtu edhe Arthur Melo dhe Denis Zakaria do të largohen nga lista.
Not only Leonardo Bonucci. Juventus also told Weston McKennie that he’s NOT part of the plans. ⚪️⚫️⚠️🇺🇸
McKennie will not work together with the first team and won’t travel for the USA pre season tour. pic.twitter.com/nfVfKT8SUn
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 13, 2023
Kur Max Allegri të njoftojë grupin do të shkojë në Shtetet e Bashkuara, ata që mbeten jashtë, në thelb janë shkurtuar dhe nuk do t’u jepet asnjë mundësi për të luajtur këtë sezon, kështu që paralajmërohen të gjejnë një destinacion të ri.
Veprimi drastik do të shtrihet përtej kësaj, duke bërë që lojtarët të stërviten veçmas nga pjesa tjetër e ekipit kur janë në Torino, duke ndërprerë kontaktet me trajnerin Max Allegri. /Telegrafi/