Site icon Telegrafi

Juventusi lëshon njoftim të papritur për Superligën Evropiane

Juventusi ka lëshuar njoftim rreth projektit të Superligës Evropiane.

Klubi italian ka shfaqur pikëpamjet e tyre se ata ende i besojnë formatit të garës së re dhe e mbështesin atë deri në fund.

“Duke iu referuar njoftimit për shtyp të botuar nga Juventus Football Club më 19 prill 2021, në lidhje me krijimin e propozuar të SuperLigës dhe debatin publik pasues, klubi ëhstë i vetëdijshëm për kërkesën dhe qëllimet e shprehura ndryshe nga klube të caktuara për tërhiqen nga ky projekt, megjithëse procedurat e nevojshme të parashikuara nga marrëveshja midis klubeve nuk kanë përfunduar”.

“Në këtë kontekst, ndërsa Juventus mbetet i bindur për qëndrueshmërinë e mjediseve sportive, komerciale dhe ligjore të projektit, ai beson se aktualisht ka shanse të kufizuara që projekti të përfundojë në formën e konceptuar fillimisht”.

Juventus mbetet i përkushtuar për të ndjekur krijimin e vlerës afatgjatë për kompaninë dhe të gjithë industrinë e futbollit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se vetëm Zonja e Vjetër, Real Madridi dhe Barcelona ende nuk kanë dhënë dorëheqje nga projekti i Superligës Evropiane. /Telegrafi/

Exit mobile version