Telegrafi

Juventusi e do Lemarin nëse dështon Costa

Juventusi thuhet se e ka Plan B anësorin e Monacos, Thomas Lemar, nëse nuk arrijnë të bien dakord për një transferim të Douglas Costa.

Sipas Corriere dello Sport, Costa mbetet objektivi kryesor i Juventusit, por Bianconerët kanë një buxhet prej 30 milionë eurove dhe Bayerni po kërkojnë 40 milionë për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Bayern dhe Juventus pajtohen për transferimin e Costas për 40 milionë euro

Liverpooli dhe Barcelona thuhet gjithashtu se po përgjojnë, por mendohet se dëshira e brazilianit është për t’u bashkuar me Zonjën e Vjetër dhe miqësia mes presidentëve Andrea Agnelli dhe Karl-Heinz Rummenigge janë shkaqe për optimizëm në negociata.

Megjithatë, gazeta vë në dukje se Lemar është gjithashtu në radar të Juventusit, së bashku me Keita Balde Diao dhe Federico Bernardeschi të Fiorentinës.

Gjithashtu, marrëveshjet për dyshen e fundit janë të komplikuara, ndërsa francezi është përshkruar si një anësor i pastër i anës së majtë dhe i përsosur për formacionin 4-2-3-1 të Max Allegrit. /Telegrafi/