Site icon Telegrafi

Juventusi largon tre futbollistë në formë huazimi

(Foto: Football Italia)

Juventusi e ka zvogëluar paksa skuadrën duke larguar tre futbollistë në formë huazimi.

Felix Correia i është bashkuar Parmës si huazim me opsion blerjeje, ndërkohë që Zonja e Vjetër e ka përfshirë edhe opsionin e riblerjes për portugezin 20-vjeçar që luan si mbrojtës krahu.

Në anën tjetër, Goal.com dhe Sportitalia njoftojnë se Hamza Rafia dhe Daouda Peeters do t’i bashkohen ekipit të Standard Liege.

22-vjeçari Rafia është mesfushor kreativ dhe tashmë ka regjistruar 11 paraqitje për skuadrën e parë të Tunizisë, si dhe ka realizuar një gol për Juven në Kupën e Italisë.

Edhe Peeters është po ashtu 22 vjeçar, ndërsa luan si mesfushor defensiv dhe do të kthehet në Belgjikë, ku është zhvilluar në Akademinë e FC Brugge. /Telegrafi/

Exit mobile version