Telegrafi

Juventusi largon nga shitja fanellën e Dybalas, pasi ky i fundit lidhet me një transferim te Interi

Tifozët e Juventusit kanë vërë re se fanella e Paulo Dybalas është hequr nga dyqani, ndryshe nga ato të Federico Bernardeschit, Giorgio Chiellinit dhe Alvaro Moratas.

Ish-kapiteni do të largohet si lojtar i lirë më 30 qershor, ndërsa u kishte thënë lamtumirë me lot në sy në Allianz Juventus Stadium në ndeshjet e fundit.

Gjithashtu këtë verë u liruan edhe Morata, Bernardeschi dhe Chiellini, por fanellat e tyre mbeten në shitje në faqen zyrtare të Juventusit, e njëjta gjë nuk vlen për fanellën e Dybalas.

Numri i tij 10 është hequr nga faqja dhe nuk mund të blihet më.

Ka disa arsye të ndryshme të sugjeruara për këtë trajtim, duke përfshirë idenë se numri i tij 10 do t’i dorëzohet nënshkrimit të ri të afërt Paul Pogba kur ai të arrijë nga Manchester United.

Një tjetër është se tifozët e Juventusit ndihen të tradhtuar nga vendimi i dukshëm i Dybala për të nënshkruar me rivalët e tyre të përhershëm Interin.

 

La Joya kaloi shtatë vjet në Torino, duke bërë 293 paraqitje për klubin, duke shënuar 115 gola. /Telegrafi/