Juventusi e ka kthyer interesimin për mesfushorin e Tottenham Hotspur, Moussa Sissoko.
Sipas Calciomercato.com, Sissoko vazhdon të pëlqehet nga kampionët italian.
Francezi ka qenë i lidhur me Bianconerët verën e shkuar, pas paraqitjes së mirë në Euro 2016, ndërsa Paul Pogba kishte vendosur të kthehet te Manchester United.
Ai i shikua nga afër edhe në ndeshjen miqësore që Tottenham e fitoi ndaj Juves në gusht me rezultat 2-0.
Sissoko kaloi nga Newcastle United te Tottenham për 30 milionë euro.
Ndërsa Juve ende është duke punuar edhe për një mesfushor me Kevin Strootmanin që mbetet dëshira e madh, por duke mos anashkaluar edhe emra si Renato Sanches, Emre Can dhe Steven N’Zonzi. /Telegrafi/