Juventusi ka fituar ndeshjen e mbetur të javës së tretë të Serie A ndaj Napolit me rezultat 2-1.
Cristiano Ronaldo kishte rast shumë të mirë në minuan e dytë të takimit, ku nga afërsia prej dy metrave nuk e devijoi topin me kokë drejt portës.
Por sulmet e Zonjës së Vjetër nuk u ndalën drejt portës së Napolit.
Në minutën e 13-të Federico Chiesa kalon dy lojtarë të Napolit, harkon në zonë dhe Ronaldo me një gjuajtje të bukur shënon për 1-0.
https://www.youtube.com/watch?v=oo_1t9ReB9E
Pjesa e parë nuk solli raste përveç dy kërkesave për penallti nga të dy skuadrat.
FT | ⏱ | A HUGE THREE POINTS! ?⚪️⚫️#JuveNapoli #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/RThcHc0ZEE
— JuventusFC (@juventusfcen) April 7, 2021
Në pjesën e dytë Napoli kishte dy raste të mira, me Lorenzo Insign dhe Fabian Ruiz, por nuk e gjetën golin.
Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala u kthye sot ndaj Napolit pas tre muajsh, ku zëvendësoi Alvaro Moratan.
Pas katër minutash që u fut në lojë Dybala pranoi një top në zonë dhe me gjuajtjen e tij karakteristike shënoi për 2-0.
Napoli u kthye në lojë krejt në kohën shtesë kur shënoi nga penallti me Lorenzo Insignen.
https://www.youtube.com/watch?v=x7AMtx7rKmE
Juventusi mori tri pikë të mëdha ndaj Napolit që e ngjitin në vendin e tretë në renditje me 59 pikë. /Telegrafi/