Telegrafi

Juventusi kontakton Frankfurtin për mbrojtësin Ndicka

Evan Ndicka është njëri nga mbrojtësit qendror më të vlerësuar në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Qendërmbrojtësi francez ka katër vite te Frankfurt dhe tani është futur në vitin e fundit të kontratës.

Frankfurt refuzoi disa oferta në verë për yllin e tyre nga Milan e Roma, por do ta ketë shumë të vështirë ta mbajë në radhët e veta.

Calciomercato ka raportuar se në garë për lojtarin është futur edhe Juventusi që tanimë ka kontaktuar me Frankfurtin për transferimin e tij në janar.

Zonja e Vjetër e dëshiron Ndickan qysh në janar dhe është gati të paguaj shtatë milionë euro për shërbimet e tij.

Ndicka në fund të sezonit mbetet futbollist i lirë dhe nuk ka pranuar rinovimin me skuadrën gjermane.

Gjithsesi Juventus nuk do ta ketë aspak lehtë të nënshkruajë me lojtarin pasi Milan dhe Roma vazhdojnë të jenë të interesuar për shërbimet e tij. /Telegrafi/