Drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta ka konfirmuar se ‘Zonja e Vjetër’ ka arritur një marrëveshje me Sassuolon për Domenico Berardin.
Marota nuk dha detaje rreth kësaj marrëveshje por konfirmoi se sezonin e ardhshëm sulmuesi Berardi do të veshë fanellën e Juventusit.
“Berardi është një talent i madh, kemi arritur një marrëveshje me Sassulon. Ndërsa për Alves dhe Mascheranon nuk kemi asgjë zyrtare, po presim çfarë do të bëjnë në ditët në vijim”, u shpreh Marotta.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve
Juventusi kishte të drejtën e blerjes për lojtarin pas marrëveshjes që kishin bërë një vit më herët për Simone Zazan.