Juventusi ka lëshuar një deklaratë duke konfirmuar se trajneri Maurizio Sarri është diagnostikuar me pneumoni (ndezje të mushkërive) pasi e kishte kapluar një grip.
Strategu u sëmur javën e kaluar dhe kërkoi trajtim mjekësor në disa raste, duke përfshirë edhe ndeshjen tradicionale me ekipin e të rinjve në Villar Perosa.
Ai pastaj nuk e bëri udhëtimin në Triestina për një ndeshje miqësore të fituar 1-0 të shtunën në mbrëmje.
“Maurizio Sarri, pasi kaloi pushimin gjatë fundjavës, ishte sot në JTC Continassa ku ai koordinoi punën e stafit të tij,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga Juventusi.
“Fatkeqësisht, ai nuk mund të zhvillojë trajnimin në terren për shkak të gripit të tij, i cili e goditi atë gjatë javës së kaluar”.
Maurizio Sarri oggi al JTC, ma non in campo
L’allenatore è stato sottoposto a ulteriori accertamenti nel pomeriggio ➡️ https://t.co/GRVwu1EMXH pic.twitter.com/fFmkrkkcpB
— JuventusFC (@juventusfc) August 19, 2019
“Në orët e vona të pasdites, ai iu nënshtrua testeve të mëtejshme që konfirmuan se ai ka pneumoni, për të cilën është caktuar terapi specifike”.
“Trajneri ka autorizuar klubin të komunikojë gjendjen e tij shëndetësore.”
Tani mbetet për tu parë nëse Sarri do të jetë i gatshëm për të qenë në stol për ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Serie A kundër Parma.
Ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat është një duhanpirës i rregullt dhe ka të ngjarë që kjo keqësoi më tej efektet e simptomave të gripit. /Telegrafi/