Site icon Telegrafi

Juventusi konfirmon se Dybala është shëruar nga coronavirusi

Juventusi ka konfirmuar se Paulo Dybala është shëruar plotësisht nga coronavirusi, andaj është i lirë që të rikthehet në stërvitje.

Sulmuesi argjentinas ishte lojtari i tretë i Zonjës së Vjetër që rezultoi pozitiv, pas Daniele Ruganit dhe Blaise Matuidit në muajin mars.

Sidoqoftë, Rugani dhe Matuidi ishin shëruar më 15 prill nga pandemia botërore, derisa për La Joyan u dashtë më shumë kohë.

“Fytyra ime i tregona të gjitha, jam shëruar nga coronavirusi”, ka shkruar Dybala në Instagramin e tij.

Lojtari së bashku me të dashurën e tij Oriana ishin të infektuar me coronavirus, mirëpo tani ata ia kanë dalë mbanë. /Telegrafi/

Exit mobile version