Juventusi konfirmoi se mbrojtësi Merih Demiral është kthyer në Torino dhe është testuar pozitivisht për COVID-19.
Bianconerët nuk lëshuan asnjë deklaratë zyrtare pasi raportet në Itali pretenduan se reprezentuesi i Turqisë ishte infektuar ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare.
Demiral tani është kthyer në Torino dhe Zonja e Vjetër vetëm sot konfirmoi se ai ishte testuar pozitiv me coronavirus.
“Merih Demiral, për shkak të testimit pozitiv me Covid-19 ndërsa ishte në detyrë me ekipin kombëtar turk në 26 mars 2021 u kthye në Itali me një fluturim mjekësor të autorizuar nga autoritetet kompetente”.
“Ai do të vazhdojë izolimin e tij në karantinën e J Hotel”, thuhet në deklaratën zyrtare të Juventusit.
Juventusi përballet me Torinon në derbin Della Mole të shtunën dhe pret Napolin në Allianz Stadium në ndeshjen e mbetur nga java e katërt. /Telegrafi/
. @Merihdemiral has returned to Turin
➡️ https://t.co/X0QV3BpEVy pic.twitter.com/NzzByXeCCn
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) April 1, 2021