Telegrafi

Juventusi konfirmon lëndimin e Dybalas, Chiesas dhe McKenniet – argjentinasi mungon për 20 ditë

Paulo Dybala pritet të mbetet jashtë fushe për 15-20 ditë pas një dëmtimi në gju, konfirmon Juventusi.

Argjentinasi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore këtë mëngjes pas një ndrydhjeje të lehtë të gjurit të marrë të dielën kundër Sassuolo.

“Paulo Dybala iu nënshtrua testeve diagnostikuese në J|Medical këtë mëngjes, i cili zbuloi një dëmtim të gradës së ulët të ligamentit kolateral medial të gjurit të majtë me një kohë shërimi afërsisht 15/20 ditë”, thuhet në komunikatën e Juventusit.

La Joya do të humbasë ndeshjen kryesore të së dielës në Serie A kundër Interit në Giuseppe Meazza dhe finalen e Superkupës kundër Napolit në 20 janar.

Weston McKennie dhe Federico Chiesa gjithashtu pësuan dëmtime kundër Sassuolos, por kushtet e tyre fizike nuk janë aq të këqija sa u mendua.

“Testeve të cilave Weston McKennie dhe Federico Chiesa u janë nënshtruar kanë përjashtuar dëmtimet dhe për këtë arsye kushtet e tyre do të vlerësohen dita ditës” njoftoi Zonja e Vjetër.

Sipas Sky Sport, Chiesa dhe McKennie do të pushojnë kundër Genoas në Kupën e Italisë të mërkurën, por Juventusi shpreson që ata të jenë në dispozicion kundër Nerazzurrëve të dielën. /Telegrafi/