Juventusi është i interesuar për mbrojtësin e Tottenhamit, Cristian Romero, të cilin më parë e kishte në pronësi.
Reprezentuesi argjentinas është një ish-lojtar i Juventusit, edhe pse ai kurrë nuk ka bërë debutimin e tij me Bianconerët.
Tottenham e bleu atë nga Atalanta për 50 milionë euro në 2021 pasi ‘Cuti’ u shpall mbrojtësi më i mirë i Serisë A për sezonin 2020-21.
Tani, sipas gazetarit argjentinas Gastón Edul, Bianconerët duan ta rikthejnë atë në Allianz Stadium.
25-vjeçari luajti 34 ndeshje në të gjitha garat në sezonin 2022-2023 dhe kontrata e tij në Londrën e Veriut skadon në qershor 2027.
Spurs pagoi 50 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e tij në vitin 2021, ndërsa Juventusi e kishte nënshkruar për rreth 30 milionë euro nga Genoa në 2019.
Romero kaloi një sezon në huazim te Marassi përpara se t’i bashkohej Atalantës në një marrëveshje fillestare huazimi me një opsion për të blerë në verën e 2020.
Juventus do të dëgjojë ofertat për disa nga mbrojtësit e tyre, duke përfshirë Alex Sandro dhe Gleison Bremer./Telegrafi/