Site icon Telegrafi

Juventusi kërkon rivlerësim të çmimit të Moratas nga Reali

Juventus ka kërkuar vlerësimin e Real Madridit për Alvaro Moratan, që këtij të fundit t’i hiqet klauzola për tu kthyer në Spanjë.

Juventusi beson që vlera e lojtarit tani është 40 milionë euro dhe bardhezinjtë mund të paguajnë edhe 20 milionë të tjera pasi 20 i kanë paguar kur e kanë blerë.

Lojtari ditë më parë tregoi se nuk dëshiron të kthehet njëherë në Spanjë.

Sipas Mediaset, lojtari është vetë ai që ka kërkuar që kjo çështje sa më parë të sqarohet.

Morata është një nga lojtarët kryesor të Juventusit dhe në muajin e fundit ka shënuar edhe gola. /Telegrafi/

Exit mobile version