Isco nuk është duke kaluar një periudhë të mirë te Real Madridi.
Mesfushori spanjoll ka kërkuar largimin nga klubi i tij, por peng mbetet çmimi i lartë që Reali po kërkon për të.
Kampioni i shumëfishtë i Spanjës nuk e lejon largimin e lojtarit pa 70 milionë euro.
E këtë shumë nuk është gati ta paguajë skuadra e madhe italiane Juventus, që po e kërkon me çdo kusht spanjollin.
Mediat italiane kanë raportuar se Zonja e Vjetër i ka kërkuar Realit ta ulë çmimin e reprezentuesit spanjoll.
Juventus është gati të paguajë deri në 55 milionë euro për lojtarin dhe kjo ka qenë kërkesa e tyre në drejtim të Realit.
Mbetet të shihet nëse Los Blancos do të heqin dorë nga 15 milionë për t’ia plotësuar kërkesën Iscos që dëshiron me çdo kusht largimin.
Gjithsesi për lojtarin mbeten të interesuara edhe skuadrat tjera si Napoli, Bayern Munich e Manchester City. /Telegrafi/