Ezequiel Garay ka munguar në stërvitjen e Valencias të mërkurën, ndërsa Juventusi ka në radar edhe mbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi.
Sipas Superdeporte, Garay ka probleme shëndetësore, ndërsa në prapavijë mund të jetë një largim i tij nga klubi.
Tuttosport beson që edhe Mustafi është në listën e Bianconerëve.
Mbrojtësi shqiptar ka qenë edhe më parë në Serie A te Sampdoria, para se ta fitonte Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014.
Gazeta beson që edhe mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng, është një opsion. /Telegrafi/