Telegrafi

Juventusi i kërkon Pogbas të sakrifikojë një pjesë të pagës për tu rikthyer në Torino

Paul Pogba te Manchester United (Foto: Dan Istitene/Getty Images)

Juventus thuhet se i ka propozuar Paul Pogbas zbritjen e pagës nëse dëshiron të largohet nga Manchester United dhe të rikthehet në Torino.

Sipas Tuttosport dhe Corriere dello Sport, Bianconeri synojnë t’i prezantojnë atij një pagë prej 9 milionë euro në sezon.

Kjo do të thotë se paga e 12 milionë eurove në vit që Pogba merr është jashtë planeve të tyre financiare.

Një çështje tjetër është tarifa e transferimit, pasi Manchester United po vazhdon të kërkojë të paktën 100 milionë euro.

Kjo shumë mund të zvogëlohet me përfshirjen e lojtarëve të tjerë në shkëmbim, me emra si Douglas Costa, Adrien Rabiot ose Aaron Ramsey.

Ndërsa Manchester United pëlqen emra si Alex Sandro ose Merih Demiral në shkëmbim, por Juventusi nuk e ka ndërmend t’i shes./Telegrafi/