Site icon Telegrafi

Juventusi kërkon nga Lokomotiva e Moskës të ulë kërkesat për Mitajn

Mario Mitaj është i gatshëm për tu larguar nga Rusia dhe për ta bërë hapin e madh në karrierë.

Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer me Lokomotivën e Moskës, por edhe në Kampionatin Evropian me Kombëtaren e Shqipërisë.

E ardhmja e anësorit të majtë duket se do të jetë në elitën e futbollit italian Serie A te një nga skuadrat më të mëdha si Juventusi.

Lexo po ashtu Juventusi është i interesuar për transferimin e yllit të Shqipërisë dhe mbrojtësin e Man Cityt

Zonja e Vjetër prej kohësh e ka në listën e dëshirave Mitajn, derisa është në bisedime me Lokomotivën e Moskës për transferimin e shqiptarit në Allianz Stadium.

Problemi qëndron te çmimi që Lokomotiva kërkon prej 12 milionë eurosh, me Juventusin që e konsideron të lartë.

Lexo po ashtu Skuadrat italiane do ta ndjekin nga afër Mario Mitajn në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë

20-vjeçari ka kontratë me Lokomotivën deri në verën e vitit 2025 dhe kjo është arsyeja që Juventus nuk dëshiron të ofroj kaq shumë për një lojtar që ka vetëm edhe një vit kontratë.

Tuttosport ka raportuar se Zonja e Vjetër i ka bërë të qartë klubit rus se nuk paguan më shumë se shtatë milionë euro për anësorin shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version