Telegrafi

Juventusi kërkon Mbappen si partner të Ronaldos

Foto: Goal/Getty Images

Sulmuesi francez i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka përfunduar në radarin e gjigantit italian, Juventusit.

Transferimi i madh gjatë verës i Cristiano Ronaldos nga Juventusi ka bërë që klubi i madh italian të rrit apetitet.

Përveç kësaj, edhe futbollistët e mëdhenj kanë filluar ta shikojnë si një mundësi të madhe transferimin te Juventusi.

Lexo po ashtu Mbappe shpreson ta fitojë Topin e Artë: Kam bërë gjithçka çfarë munda në vitin e fundit  

Emri i fundit që po lidhet me një kalim te Zonja e Vjetër është talenti i madh francez, Mbappe.

Kylian Mbappe (Getty Images)

Sipas mediumit italian Tuttosport, Juventusi synon ta bëjë bashkë partner të sulmit Mbappen me Ronaldon.

Fituesi i Kupës së Botës është ndoshta lojtari kryesor i PSG-së, por nhjë ofertë e madhe parash mund të lejojë largimin e tij.

Lexo po ashtu Këta janë 15 lojtarët më të shtrenjtë në botë – Mbappe më i shtrenjti, sulmuesit sundojnë

Kampionët e Serie A besojnë se mund të fitojnë fonde duke shitur dyshen e sulmit Paulo Dybala dhe Mario Mandzukic.

Me largimin e kësaj dyshe, Juventusi synon afrimin e Mbappes, por edhe yllin e Real Madridit, spanjollin Marco Asensio. /Telegrafi/