Juventusi është hedhur në kërkim të mbrojtësit të Atletico Madridit, Filipe Luis.
Është konstatuar këtë javë se Luis dhe Atletico kanë vendosur që të mos vazhdojnë më bashkëpunimin.
Rrjedhimisht, ky do të jetë sezoni i fundit në klub për Filipe Luisin.
Pasi ju bllokua kalimi te PSG verës, Luis ka qenë i frustruar për trajtimin nga klubi.
Tuttosport shkruan se Juventusi ka vështruar nga afër zhvillimet dhe janë gati që ta marrin lojtarin si transfer të lirë verën e ardhshme.
Bianconerët e shohin brazilianin si zëvëndësues potencial të Alex Sandros.
Juventusi mund të shohë nga afër kualitetin e brazilianit kur do të përballet me Atletico Madridin në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/