Juventus e ka praktikisht në dorë titullin kampion të Serisë A, gjë që i jep mundësinë asaj që të punojë më me qetësi për sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që publikohet në median italiane, tre janë prioritetet për “Zonjën e Vjetër” dhe një prej tyre ka të bëjë me të drejtat mbi Alvaro Moratan.
Në këtë pikë, Juventusit i duhet të paguajë 25 milionë euro për të evituar përfundimisht ndërhyrjen e Real Madridit në tentativën për ta rikthyer atë në Spanjë.
Prioritetin tjetër për bardhezinjtë është të mbajtja në Torinon e Cuadrados të cilin Chelsea po kërkon ta kthejë në Londër me çdo kusht.
Së fundmi, Juventus dëshiron të sjellë në skuadër një tjetër sulmues dhe emri që po përmendet është ai i Antonio Candrevas nga skuadra e Lazios. /Telegrafi/