Janë përmendur shumë emra për mbrojtjen e Juventusit, por Zonja e Vjetër me sa duket ka një tjetër objektiv. Fjala është për Pau Torres të Villareal.
Torres cilësohet si një nga lojtarët me më shumë potencial në repartin mbrojtës dhe është pjesë e Kombëtares së Spanjës.
Torres ka kërkesa të shumta nga ana e klubeve angleze si Manchester City apo Manchester United dhe për ta bindur nuk do të jetë e lehtë.
Megjithatë, italianët kanë besim dhe pasi të arkëtojnë një shifër të konsiderueshme nga De Ligt, do të kenë parat e duhura për të bindur mbrojtësin 25-vjeçar dhe Villarealin.
Nga drejtuesit bardhezi, Pau Torres konsiderohet si lojtari i duhur për të marrë vendin e De Ligt dhe të formojë një dyshe të fortë me Leonardo Bonucci. /Telegrafi/