Pau Torres pritet të largohet nga Villarreali pas pesë viteve të kaluara te skuadra verdhekaltër.
Qendërmbrojtësi spanjoll ka dalë nga akademia e Villarrealit, por ai ka kontratë me klubin spanjoll vetëm deri në vitin 2024 dhe synon të bëj një hap para në karrierën e tij, ku ofertat nuk mungojnë.
Gazeta spanjolle Sport ka raportuar se Juventusi ka bërë hapa para për të nënshkruar me qendërmbrojtësin, pasi tanimë është në bisedime me Villarrealin, por edhe me agjentët e futbollistit.
Torres i ka thënë po kalimit te gjiganti italian dhe tani po pritet të arrihet marrëveshja mes dy klubeve.
Villarreal është gati ta shes yllin e tyre këtë verë për mos ta humbur në vitin 2024 si lojtar të lirë, derisa kërkon të fitojë rreth 45 milionë euro nga shitja e tij.
Gjithsesi interesim për lojtarin kanë shfaqur edhe skuadrat angleze si Manchester United, Liverpool dhe Chelsea, por duket se Juventusi ka bindur lojtarin për t’u transferuar në Serie A.
26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 35 ndeshje zyrtare me Villarrealin, ku ka realizuar edhe një gol./Telegrafi/