Telegrafi

Juventusi ka katër opsione për zëvendësimin e De Ligt

Matthijs de Ligt i ka ditët e numëruara si futbollist i Juventusit, pasi largimi i tij nga Torino duket i pashmangshëm.

Chelsea është duke insistuar për transferimin e holandezit dhe Juventusi ka vendosur që ta shes atë.

Megjithatë torinezët nuk e kanë ndërmend ta lënë të lirë lojtarin të largohet pa fituar së paku 80 milionë euro.

Zonja e Vjetër ka përpiluar tanimë një listë me katër emra, ku njëri nga ta do të jetë zëvendësues i holandezit në Allianz Stadium.

Kapiteni i Torinos, Gleison Bremer pëlqehet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri dhe ndodhet në krye të listës.

Në listë ndodhet edhe anëtari i Napolit, Kalidou Koulibaly i cili më parë kishte thënë se nuk do të luante për Juventusin.

Ndërkohë dy emrat tjerë janë futbollistë që nuk kanë luajtur kurrë më parë në Serie A.

Presnal Kimpembe i Paris Saint Germain dhe Gabriel Magalaes i Arsenalit gjithashtu pëlqehen nga Juventusi. /Telegrafi/