Juventusi janë duke u përgatitur për një ofertë gjatë verës prej 80 milionë eurove për yllin e Paris Saint-Germainit, Marco Verratti, edhe pse Corentin Tolisso është një alternativë më e lirë.
Interesi i Bianconerëve në reprezentuesin italian nuk është një sekret, por është gjithashtu e vërtetë për të thënë se klubi francez nuk kanë ndërmend ose nevojë për të shitur atë.
Sipas calciomercato.com dhe La Gazzetta dello Sport, Juve nuk kanë hequr dorë nga objektivi numër një i tyre dhe do të shtyjë përpara për Verrattin, përcjell Telegrafi.
Oferta në tryezë duhet të jetë të paktën 80 milionë euro dhe gjigantët e Torinos kanë një raport të mirë me agjentin e tij Donato Di Campli.
Derisa edhe klubet tjera janë të interesuara shumë, duke përfshirë Real Madridin, Interin dhe Bayern Munichun.
Megjithatë, kampioni i Italisë duket ta ketë më të lehtë transferimin e tij, pasi Verratti është një fans i vetë-pranuar i Juventusit.
Në qoftë se Zonja e Vjetër nuk mund të transferoj Verrattin në Torino, atëherë zgjedhja e dytë është mesfushori i Olympique Lyonnais, Tolisso, i cili thuhet se mund të transferohet për rreth 35-40 milionë euro. /Telegrafi/