Site icon Telegrafi

Juventusi ka dy raste me COVID-19, por ndeshja me Milanin do të zhvillohet 99 për qind

Vlerësuesi i rajonit Piemonte për COVID-19, Matteo Marnati, ka thënë se ndeshja e paraparë të luhet të mërkurën, Milan-Juventus do të zhvillohet me 99. 9 për qind.

Alex Sandro doli pozitiv të hënën te Juventusi, ndërsa sot iu shtua edhe Juan Cuadrado, ndërsa testet tjera do të kryhen nesër në mëngjes.

Por çështja nuk shihet serioze në rajonin ku bën pjesë edhe qyteti i Torinos.

“Nëse do të duhej të kishte më shumë teste pozitive sot dhe provat se ka një shpërthimi të pakontrolluar brenda skuadrës, atëherë do të kishte problem edhe për sigurinë e lojtarëve të tjerë”.

“Është e qartë, në atë pikë, ASL do të detyrohej të ndërhynte, duke izoluar të gjithë dhe duke bllokuar largimin e Juventusit drejt Milanos”, ka thënë njëri ndër mjekët që po merret me rastin, Roberto Testi.

Edhe vlerësuesin i Piemontes  për COVID, Matteo Marnati, ka thënë se ka biseduar me Dr. Roberto Testin, duke konfirmuar që me 99.9 për qind ndeshja do të zhvillohet.

“Ai më siguroi se nuk është marrë asnjë vendim dhe situata nuk konsiderohet aspak serioze. Ekziston një protokoll ekzistues dhe dy raste nuk janë të mjaftueshme për të garantuar ndërhyrjen, përveç ndoshta sugjerimit për kontaktet e ngushta të lojtarëve për tu vetë-izoluar”.

“Kontrollet brenda dhe përreth futbollit tani janë aq të rrepta sa nuk ka shumë gjasa që ata të duhet të bëjnë diçka tjetër përveç asaj që është tashmë në protokoll”, deklaroi Marnati.

Ai gjithashtu siguroi se edhe nëse del edhe ndonjë lojtarë tjetër pozitive të mërkurën, nuk do të bllokohet shkuarja e Juventusit në “San Siro”.

“Edhe pesë raste me COVID nuk do të ishin të mjaftueshme për të garantuar një ndërhyrje të këtij lloji. Unë mund t’ju siguroj se Milan-Juventus do të zhvillohet me 99.9 për qind nesër”, ka thënë Marnati. /Telegrafi/

Exit mobile version