Site icon Telegrafi

Juventusi ka dy emra nga Liga Premier në listë për ta përforcuar mbrojtjen

Juventusi është duke synuar transferimin e dy mbrojtësve qendror në afatin kalimtar të janarit.

Gjiganti italian e ka nisur mirë këtë edicion, por ata kanë humbur shërbimet e mbrojtësit kryesor Gleison Bremer çka duhet të ndërhyjnë në merkato dhe ta përforcojnë repartin defensivë.

Trajneri i Zonjës së Vjetër, Thiago Motta i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron ta përforcojë mbrojtjen dhe ata tanimë kanë dy emra në listën e tyre.

Gazzeta dello Sport ka raportuar se dy mbrojtësit nga Liga Premier, Joachim Andersen i Fulham dhe Benoit Badiashile i Chelseat janë në listën e gjigantit italian.

Transferimi i qendërmbrojtësit danez Joachim Andersen duket më i vështirë pasi ai është shtylla e mbrojtjes së Fulham dhe vështirë se skuadra londineze do ta lejoj largimin e tij.

28-vjeçari ka kontratë afatgjate deri në vitin 2028 dhe Fulham nuk dëshiron të dëgjoj për ofertat.

Nga ana tjetër franezi Benoit Badiashile është më i arritshëm, pasi nuk po gjen hapësira te Chelsea dhe mund të huazohet në Allianz Stadium.

Chelsea është e hapur për huazimin e lojtarit dhe palët pritet të futen në negociata në fillim të vitit të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version