Valencia ka pyetur Juventusin për sulmuesin Simone Zaza dhe mund të futet në bisedime për Andre Gomesin.
Portugezi është lojtari i pëlqyer nga Juventusi dhe Bianconerët e kanë vendosur si prioritet.
Spanjollët nuk dëshirojnë ta lirojnë lojtarin nën 60 milionë, por Juventusi është i interesuar që të paguajë 30 milionë dhe 30 tjera në formë bonusesh.
Tuttosport shkruan se Simone Zaza mund ta zhbllokojë situatën. Lojtari pëlqehet shumë nga Valencia.
Italiani nuk është edhe aq i kënaqur me minutat që i ofrohen në Juventus dhe mund të ndërrojë mjedis.
Futja e Zazas në bisedime do t’i ndihmonte shumë Juventusit që të shkojë drejt Gomesit. /Telegrafi/