Telegrafi

Juventusi i jep mbështetje Allegrit, nuk do të shkarkohet edhe pas rezultateve të dobëta

Juventusi ka vazhduar me formën jo të mirë, teksa ka humbur edhe nga Monza me rezultat 1-0.

Zonja e Vjetër po ka vështirësi të mëdha të gjej formën e duhur dhe ka rezultate zhgënjyese edhe në Ligën e Kampionëve.

E për formën e dobët ka folur edhe drejtori sportiv i Zonjë së Vjetër, Maurizio Arrivabene.

Në Itali është folur për shkarkimin e trajnerit Massimiliano Allegri, por ka qenë vet Arrivabene që ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se do të ishte katastrofale shkarkimi i tij.

“Të ndryshojmë tani drejtim teknik të skuadrës do të ishte një çmenduri. Sot për sot problemet duhen parë në tërësi”.

“Kemi dalë nga disa vite të vështira, që kanë rënduar, jo vetëm në futboll. Të bësh gjyqe popullore nuk ndihmon një klub si Juventusi. Max nuk ka vetëm një kontratë, por një program për ta zhvilluar në katër vite. Ashtu siç kam edhe unë një program”.

Arrivabene ka thënë se është ai fajtori për këtë gjendje dhe jo Allegri.

“Nëse duhet të gjendet një fajtor, atëherë ai jam unë. Sepse administratori i deleguar është në krye të klubit dhe më takon mua e gjithë përgjegjësia. Duhet përulësi, qartësi dhe vendosmëri”.

“Kemi probleme, por nuk zgjidhen duke akuzuar vetëm një person. Duhet të punojmë së bashku dhe të shohim përpara”, deklaroi Arrivabene. /Telegrafi/