Site icon Telegrafi

Juventusi, Interi e Roma e duan Matan

Juan Mata duket se do të largohet nga Manchester United në fund të këtij edicioni.

Mesfushori spanjoll nuk është në planet e Ole Gunnar Solskjaer dhe po kërkon aventurë të re.

Sipas asaj që raporton The Sun, Mata mund të largohet nga United, por nuk do të ulë nivelin e lartë të klubeve.

Mediumi anglez bën të ditur se Juventusi, Roma dhe Interi janë futur në garë për t’i marrë shërbimet e tij.

Lojtari 32-vjeçar është i gatshëm që të testojë vetën në Serie A dhe do të ketë mundësi që të fitojë edhe trofe.

Antonio Conte thuhet se e pëlqen lojën e spanjollit qysh nga koha kur ishte në Ligën Premier si trajner i Chelseat.

Një simpati për të ka edhe Andrea Pirlo që po ashtu e preferon transferimin e tij në Allianz Stadium. /Telegrafi/

Exit mobile version