Mediat italiane raportojnë se Juventusi ka pyetur për Adrien Rabiot, por Paris Saint-Germain nuk janë të gatshëm të shesin talentin francez.
Bardhezinjtë po kërkojnë përforcime në mesfushë, dhe mendohet se Blaise Matuidi i PSG-së është i pari në listën e tyre të ngushtë.
Pavarësisht nga kjo, Tuttosport raporton se një hetim është bërë edhe për mesfushorin tjetër të skuadrës franceze, Rabiot, me të cilin Juve është lidhur për disa vite me radhë.
Megjithatë, skuadra nga Ligue 1 nuk është e gatshme të shesë 22-vjeçarin, dhe marrëdhëniet me Zonën e Vjetër janë të dobëta nga e kaluara.
PSG u zemërua kur Juventusi nënshkroi me Kingsley Coman në një transferim të lirë në vitin 2014 dhe bëri një para-marrëveshje me Matuidin sezonin e kaluar pa u konsultuar me ekipin francez. /Telegrafi/