Juventusi do të pranonte ta shiste Gonzalo Higuainin vetëm nëse afrohet një shifër e afërt me 63 milionë euro.
Argjentinasi është kthyer në sulmuesin kryesor të ‘Zonjës së Vjetër’ në dy vitet e fundit, ndërsa ka fjalë që mund të kalojë në Ligën Premier.
Një tjetër mundësi është edhe shkëmbimi me Mauro Icardin, por sipas Gazzetta dello Sport, Bianconerët nuk do ta lëshojnë edhe lehtë Pipitan.
E vetmja gjë që mund t’ia ndryshojë mendjen krerëve të klubit është nëse ofrohen hiq më pak se 63 milionë euro.
Juve kishte shpenzuar 94 milionë euro për Higuainin kur e kishte blerë nga Napoli para dy vitesh.
Juventusi e kishte paguar klauzolën e lojtarit në atë kohë.
Nëse do ta shiste lojtarin Juventusi do të kursente shumë para pasi Pipita paguhet 7.5 milionë euro në sezon. /Telegrafi/