Juventusi është i interesuar për sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe.
18 vjeçari ka kaluar sezon sensacional, por u eleminua nga Juventusi në gjysmëfinale.
Dhe, djaloshi që ka shënuar 26 gola në të gjitha garat këtë sezon, po kërkohet tash nga skuadra që e eleminoi.
Tuttosport shkruan se Bianconerët kanë nisur kontaktet, por ekziston problemi te çmimi.
Juventusi nuk dëshiron në asnjë mënyrë që të paguaj 100 milionë euro për lojtarin.
Mbappe nuk është i vetmi lojtar që e kërkon Juventusi, pasi edhe Timeoue Bakayoko është po ashtu pjesë e interesimit Bianconer. /Telegrafi/