Site icon Telegrafi

Juventusi heq dorë nga Pogba, fokusohet te Locatelli

Sipas Tuttosport, Manuel Locatelli dëshiron të kalojë në Juventus, ndërsa PSG ka diskutuar m Mino Raiolan për Paul Pogban.

Mesfushori francez është një nga synimet e Biankonerëve për edicionin 2021-22, por gazeta me bazë në Torino raporton se Zonja e Vjetër është e vetëdijshëm se mund të jetë e vështirë të arrihet një marrëveshje me ish-yllin e tyre, duke pasur parasysh koston e larta të një lëvizje të mundshme për 28-vjeçarin.

Jo rastësisht që Manuel Locatelli është në krye të listës së Juventusit, por çmimi i tij prej 40 milionë euro mund të rritet pas paraqitjeve të mira në Euero 2020.

Sipas Tuttosport, Locatelli dëshiron të kalojë në Juventus dhe skuadra duhet të jetë e shpejtë në arritjen e një marrëveshje me Sassuolon duke pasur parasysh se ka shumë klube të tjera të interesuara për 23-vjeçarin, duke përfshirë Arsenalin, Real Madridin dhe Manchester Cityn.

Locatelli ka qenë i lidhur me çdo klub të madh në Evropë dhe Sassuolo do të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij pas Kampionatit Evropian.

Ndërkohë, agjenti i Pogbas, Mino Raiola thuhet se po diskuton me PSG-në për një marrëveshje të mundshme në këtë verë.

Raiola dhe presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi kanë marrëdhënie shumë të mira pasi arritën një marrëveshje për lëvizjen e Gigio Donnarummas në kryeqytetin francez.

Ish-portieri i Milanit mund të mos jetë i vetmi klient i Raiolas që u bashkua me PSG-në në verë pasi gjigantët e Ligue 1 po diskutojnë që edhe Moise Kean të jetë lojtar i tyre i përhershëm. /Telegrafi/

Exit mobile version