Telegrafi

Juventusi harron Pogban, interesohet për Eriksenin

Christian Eriksen është duke e kërkuar me ngulm largimin nga Tottenham Hotspur në ditët e fundit të këtij afati kalimtar.

Mesfushori danez fillimisht kishte zgjuar interesimin e Real Madridit, mirëpo madrilenët janë të fokusuar më shumë në transferimin e Paul Pogbas.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, Juventusi po e shikon mundësinë e transferimit të Eriksenit për një shumë rreth 50 milionë euro nga Spurs.

Kontrata e danezit skadon në qershor të vitit 2020, andaj klubi anglez është nën presion që ta shesë lojtarin në mënyrë që të mos largohet me parametra zero.

Lexo po ashtu Eriksen refuzon Unitedin, danezi kërkon kalimin në La Liga ose Serie A

Zonja e Vjetër në këtë afat kalimtar e transferoi Aaron Ramseyn nga Arsenali dhe Adrien Rabiotin nga Paris Saint-Germian, që të dy me parametra zero, gjersa kishte shfaqur interesim edhe për rikthimin e Pogbas.

Los Blancos ishin zgjedhja e parë e Eriksenit, mirëpo tani po e konsideron transferimin në Torino si mundësi më e mirë për të që të luajë më shumë. /Telegrafi/