Telegrafi

Juventusi i gatshëm t’i ofrojë kontratë te re Chiellinit

Giorgio Chiellini (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

Juventusi thuhet se po përgatit një kontratë të re për Giorgio Chiellinin.

Zonja e Vjetër dëshiron t’i vazhdojë kontratën kapitenit të tyre edhe për një vit, raporton Calciomercato.

Mbrojtësi 35-vjeçar ka kontratë me torinezët deri në fund të këtij sezoni, mirëpo kampioni i Serie A-së dëshiron që ai të nënshkruajë edhe për një vit.

Chiellini është udhëheqësi kryesor i mbrojtjes së tyre, e kjo ka bërë që në tavolinë të vendoset edhe marrëveshja e re.

Lexo po ashtu Chiellini kthehet të stërvitë me pjesën tjetër të ekipit

Italiani nuk është duke luajtur që nga muaji shtator, atëherë edhe kur pësoi lëndime në ligamentet e gjurit.

Mungesa e tij te Juve vërehet qartë dhe klubi dëshiron që t’i qëndrojë besnik atij duke i ofruar një kontratë të re njëvjeçare. /Telegrafi/