Klubi italian, Juventusi thuhet se po përgatitet të shesë mesfushorin Aaron Ramsey dhe mbrojtësin Merih Demiral.
Zonja e Vjetër duhet të shesë disa lojtarë për të ndihmuar në ngritjen e shqetësimeve të tyre financiare.
Mediat italiane tashmë kanë filluar të publikojnë edhe emrat e lojtarëve që mund të largohet këtë verë.
Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Juventusi ka vendosur Ramseyn dhe Demiralin në listën e transferimeve.
Ish-mesfushori i Arsenalit, Ramsey, është një nga lojtarët me pagën më të lartë në skuadër, por forma e tij në fushë nuk arrin të justifikojë pagën e tij të mëdha dhe ditët e tij tashmë janë të numëruara në Torino.
Sa i përket mbrojtësit të Turqisë, Demiral, sezoni i tij i parë në klub u përshkua nga dëmtimet e shpeshta dhe të rëndë, por ai e gjeti veten kryesisht në stol gjatë vitit të tij të dytë dhe largimi i tij duket i pashmangshëm.
Nga shitja e këtyre dy lojtarëve, Juventusi synon të fitojë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/