Telegrafi

Juventusi i gatshëm të shes katër lojtarë për të blerë Higuainin

Juventusi është i gatshëm që të largojë katër lojtarë në mënyrë që të arrijë shumën prej 94 milionë euro për Gonzalo Higuainin.

E përditshmja italiane Corriere dello Sport raporton se kampioni italian është i gatshëm të shesë Simone Zazan, Daniele Ruganin, Roberto Pereyran dhe Mauricio Islan.

Lexo po ashtu Kacafytjet më interesante mes futbollistëve gjatë sezonit të kaluar, e si të mungonte edhe mesfushori shqiptar (Video)

Interesim për shërbimet e sulmuesit argjentinas ka shprehur edhe skuadra e Arsenalit, transmeton Koha.net.

Çmimi i Higuain është rreth 60 milionë euro.