Telegrafi

Juventusi gati të bëj një ofertë të lartë për transferimin e Khephren Thuram

Një tjetër Thuram mund të zbarkojë në Serie A pas transferimit të Marcus Thuram te Interi.

Fjala është për vëllanë e vogël të sulmuesit francez, Khephren Thuram i cili mund ta ketë rival Marcusin në elitën e futbollit italian Serie A.

Juventusi ka kthyer seriozisht interesimin për transferimin e mesfushorit francez i cili ka shkëlqyer në vitin e fundit me fanellën e Nices.

Lexo po ashtu Khephren Thuram ka ende gjasa t'i bashkohet Liverpoolit

Thuram këtë edicion ka zhvilluar 48 ndeshje zyrtare me Nicen, ku ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.

Juventus do të jetë pa Paul Pogban edhe për disa muaj dhe e shohin Thuramin si zëvendësuesin adekuat të mesfushorit francez.

Lexo po ashtu Bayerni futet në garë për transferimin e Khephren Thuram

22-vjeçari është i gatshëm të largohet nga Nice për të bërë një hap para në karrierë, derisa Juventusit do t’i duhet të shpenzojë rreth 50 milionë euro për transferimin e tij.

Zonja e Vjetër për të transferuar mesfushorin e talentuar në Allianz Stadium do të duhet ta mposht konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha si Bayern Munich e Liverpool që gjithashtu kanë shfaqur interesim për lojtarin. /Telegrafi/