Toby Alderweireld pritet të largohet nga Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbrojtësi belg është i uritur për trofe dhe këtë gjë ia ka kumtuar tanimë edhe klubit të tij.
Manchester United ishte refuzuar vitin e kaluar për belgun, pasi Spurs nuk deshën të dëgjojnë për ofertat e tyre.
Por tani garës i është bashkuar edhe kampioni i ri i Italisë, Juventus që po e kërkon belgun.
Sipas The Sun, Zonja e Vjetër është gati ta paguajë klauzolën e lojtarit e cila është 30 milionë euro.
Gjithsesi për lojtarin interesim ka shprehur edhe United e Chelsea, që nuk i kanë problem 30 milionë eurot.
Në fund do të jetë vet futbollisti që do të vendosë se cilës skuadër do t’i bashkohet. /Telegrafi/