Pas goditjes që mori në Ligën e Kampionëve kundër Ajaxit, mediat italiane zbulojnë se si ekipi i Juventusit do të duket sezonin e ardhshëm.
Cristiano Ronaldo do t’i japë edhe një mundësi tjetër italianëve për të krijuar një ekip që do ta pushtojë Evropën, shkruan La Repubblica.
Ronaldo mbetet, me Mario Mandzukic (kohët e fundit e zgjati kontratën deri në 2021) dhe Moise Kean, i cili së shpejti do të jetë në gjendje të nënshkruajë kontratën të re të vlefshme deri në vitin 2024.
Në sezonin e ardhshëm, bardhezinjtë pritet të mos kenë shërbimet e Douglas Costas, i cili erdhi nga Bayerni për 40 milionë euro, por këtë sezon shënoi vetëm një gol.
Gazzetta dello Sport zbulon se largimi i Paula Dybalas, sulmuesi argjentinas po shndërrohet në një problem për kampionët italian. Është e diskutueshme nëse do të mbetet edhe Miralem Pjanic, i cili ka rënie të formës dhe ka oferta nga klube të tjera.
I njëjti burim thotë se Juventusi pas Ligës së Kampionëve në vitin 2020 shkon pa Alex Sandron, i cili planifikohet të shitet dhe të sigurohen paratë për Iscon e Real Madridit.
Italianët duhet të zgjedhin mes Manolasit (Roma), Ruben Dias (Benfica) dhe Varanes (Real Madrid), të cilët shihen në mbrojtjen e klubit të Serie A.
Ndryshe, në portë nuk do të ketë ndryshime, Juventusi është i kënaqur me Wojciech Szczesnyn e Polonisë. /Telegrafi/