Site icon Telegrafi

Juventusi futet në garë për Ferran Torres

Ferran Torres është sensacioni i këtij sezoni në La Liga.

Mesfushori spanjoll ka shkëlqyer në këtë edicion te Valencia dhe shumë skuadra evropiane e duan transferimin e tij.

Liverpooli, Chelsea, Manchester United dhe Barcelona janë skuadrat që po ashtu kanë shprehur interesim për transferimin e 20-vjeçarit.

Por, sipas asaj që raporton Tuttosport, Zonja e Vjetër ka filluar kontaktet me agjentin e tij dhe pritet që shumë shpejtë të bëjnë ofertën e parë.

Reprezentuesi i Spanjës U21 ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2021, mirëpo duket se e ardhmja e tij nuk është në Mestalla.

Madje thuhet se torinezët janë duke ofruar Daniele Ruganin ose Mattia di Sciglion në marrëveshjen për mesfushorin që po kalon nëpër një formë tejet të lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version