Telegrafi

Juventusi i futet garës për brazilianin Wendell

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus po dëshiron ta përforcojë repartin defensivë.

E në listën e ‘Zonjës së Vjetër’ është edhe mbrojtësi i majtë brazilian, Wendell që aktivizohet në Bundesliga me Bayer Leverkusenin.

24-vjeçari brazilian është duke kaluar stinorin e tij të tretë me fanellën e Leverkusenit në Bundesliga.

Ai po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion me ‘Farmaceutikët’.

Në 17 ndeshje në të gjitha garat, Wendell ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Juventus po e sheh lojtarin si zëvendësueses të brazilianit tjetër Alex Sandro i cili pritet të largohet nga klubi.

Por transferimi i 24-vjeçarit në Torino nuk do të jetë i lehtë pasi Leverkuseni e vlerëson rreth 30 milionë euro.

Wendell ka kontratë me klubin gjerman deri në muajin qershor të vitit 2021. /Telegrafi/