Site icon Telegrafi

Juventusi i frustruar me Khediran

Juventusi thuhet se është i frustruar me Sami Khediran, pasi ka refuzuar kalimin  te disa klube si, Besiktas, Fenerbahce, Wolverhampton Wanderers dhe nga MLS.

Mesfushori gjerman ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në vitin 2021, me një opsion edhe për një vit tjetër, mirëpo nuk është në planet e Maurizio Sarrit.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, kampioni i Serie A-së është i irrituar me lojtarin 32-vjeçar, pasi ka refuzuar ofertat e këtyre klubeve.

Lexo po ashtu Khedira te Arsenali, vetëm një pengesë në mes

Khedira thuhet se përveç këtyre katër klubet që i ka refuzuar, në garë për të ka qenë i interesuar edhe Arsenali, mirëpo nuk arritën marrëveshje për pagën.

Duket se mesfushori gjerman po refuzon të largohet në këtë afat kalimtar nga Juventusi edhe pse Sarri e ka njoftuar lojtarin se nuk është në planet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version