Site icon Telegrafi

Juventusi fiton me rikthim në derbi ndaj Torinos

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në kuadër të javës së dhjetë të Serie A ndaj Torinos.

Edhe pse Zonja e Vjetër ishte në disavantazh, u rikthye në pjesën e dytë duke marr fitoren e pestë në këtë kampionat.

Torino e nisi shumë mirë ndeshjen, duke arritur që të shënojë që në minutën e nëntë.

Nicolas N’Koulou pranoi një top në zonë dhe me qetësi e qoi në rrjetë për 1-0.

 

Pas goli Torino kishte rast shumë të mirë që të dyfishonte rezultatin, por Simone Zaza i vetëm me portier gjuan në trupin e tij.

Zonja e Vjetër nuk ishte në element në pjesën e parë duke mos rrezikuar pothuajse asnjëherë seriozisht portën e mysafirëve.

Në pjesën e dytë skuadra e Andrea Pirlos ishte më kërkuese.

Në minutën e 57-të, Juventusi gjeti golin me Juan Cuadradon, por që u anulua për pozitë jashtë lojës.

Por sulmet vazhdonin drejt portës së Torinos dhe në minutën e 77-të Juventusi barazoi ndeshjen.

Një harkim i Cuadrados gjeti Ëeston McKennie i cili me kokë tundi rrjetën për 1-1.

 

Minutat e fundit të ndeshjes zhvilloheshin vetëm në fushën e Torinos pasi Juve kërkonte golin e fitores.

Nga kjo trysni përfitoi Juventusi në minutën e 90-të, kur përsëri Cuadrado harkoi ndërsa kësaj radhe me kokë shënoi Leonardo Bonucci për 2-1.

 

Kjo fitore e ngritë në pozitën e dytë Juventusin me 20 pikë nga 10 ndeshje. /Telegrafi/  

Exit mobile version