Juventusi ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Milanit në derbin e javës në Serie A, i vlefshëm për javën e 31-të.
Zonja e Vjetër ka vazhduar serinë pozitive të fitoreve pasi ka fituar ngushtë ndaj Rossonerëve.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët pas disa rasteve arritën të gjejnë edhe golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 39-të dhe ishte Krzysztof Piatek, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Timeou Bakayoko.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, por vendasit ishin më konkret duke arritur të shënojnë dy gola dhe ta rikthejnë rezultatin.
Ishte minuta e 60-të e ndeshjes kur vendasit gjetën golin e barazimit 1-1 me anë të Paolo Dybalas, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.
Në minutën e 84-të ishte talenti i madh, Moise Kean, i cili arriti të shënojë për 2-1 dhe t’ia sigurojë fitoren Juventusit.
Pas kësaj fitore, Juventusi ka 84 pikë në vendin e parë, ndërsa Milani renditet i katërti me 52 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Zonja udhëton te Spali, ndërsa Rossonerët e presin Lazion. /Telegrafi/
https://twitter.com/TheMilanBible/status/1114569246044979202
https://twitter.com/JuveFCid/status/1114579544524988416
https://twitter.com/Ronaldoversesx/status/1114587233787568129