Ndeshja interesante mes Juventusit dhe yjeve të MLS u zhvillua në Atlanta e cila u mbyll 1-1.
Përballja e zhvilluar në Mercedes Benz Arena u ndjek nga 72 mijë shikues.
Max Allegri ua dha rastin shumë lojtarëve në këtë ndeshje, ndërsa edhe në anën tjetër u paraqitën të gjithë lojtarët e tubuar nga Tata Martino.
Ndeshja nisi e hapur nga të dy ekipet me Zonjën e Vjetër që kaloi e para në epërsi.Sulmuesi i ri Andrea Favilli gjeti rrjetën në minutën e 21-të pas një goditje të bukur me kokë.
Nuk vonoi shumë dhe yjet e MLS barazuan me Martinezin.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe ndeshja u mbyll 1-1.
Nga goditjet e penalltive më të mirë ishin italianët që fituan 5-3.
Juventusi e zhvillon edhe një ndeshje miqësore me Real Madridin para se të kthehet nga turneu në SHBA. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=TYomLZJspe0