Telegrafi

Juventusi fiton në udhëtim te Sassuolo, Dybala shkëlqen me het-trik (Video)

Juventusi ka fituar në udhëtim te Sassuolo me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të kampionatit italian, Serie A.

Zonja e Vjetër ka fituar edhe ndeshjen e katërt në kampionat në po kaq ndeshje, duke udhëhequr së bashku me Interin me maksimumin e pikëve.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën 16, ku Paulo Dybala shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-0 pas asistimit të Mario Mandzukicit dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Festa e përhershme e Dybalas

Në pjesën e dytë, Dybala u shfaq shpejt në lojë duke ngritur epërsinë në 2-0 në minutën e 49 pasi u shërbye nga Juan Cuadrado.

Megjithatë, vendasit reaguan shpejt dhe vetëm pas dy minutash arritën të ngushtojnë epërsinë në 2-1 me golin e Matteo Politanos.

Dybala kompletoi het-trikun në këtë ndeshje

Në vazhdimin e ndeshjes Zonja e Vjetër vazhdoi me sulme dhe gjetën edhe golin e tretë me anë të Dybalas, i cili në minutën e 63 kompletoi het-trikun me një supergol nga goditja e dënimit dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 3-1.

Në ndeshjen e radhës, Juventusi e pret Fiorentinën në shtëpi, ndërsa Sassuolo luan në udhëtim te Cagliari. /Telegrafi/