Telegrafi

Juventusi fiton në minutën e fundit në udhëtim te Lazio, vendos goli i Dybalas (Video)

Ciro Immobile (Getty Images)

Juventusi ka fituar në fund ndaj Lazios me rezultat 1-0 në udhëtim e tyre në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Serie A.

Skuadra e Massimiliano Allegrit ka marrë fitoren e radhës në kampionat duke quar në nëntë numrin e fitoreve radhazi.

Allegri, arkitekt i këtij Juventusi (Getty Images) 

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që luanin mençur dhe tentonit të shënon me anë të kundërsulmit.

Lazio provoi të shënoj me anë të Ciro Immobiles (23′), por nuk pati fat, ndërsa Juve gjeti golin me anë të Stephan Lichsteiner (30′), por gjyqtari nuk e pranoi golin shkaku i një faulli dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Immobile u mundua ta gjej golin, por kot! (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Juventusi ishte diçka më e mirë në qarkullimin e topit, ndërsa vendasit u kthyen në pjesën e tyre dhe menaxhonin hapësirat.

Megjithatë, goli erdhi vetëm në minutat shtesë me Paolo Dybalan, i cili shënoi në minutat shtesë duke vulosur fitoren me rezultat 1-0.

Dybala shënoi në minutën e fundit të shtesës (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Zonja e Vjetër mbetet në pozitën e dytë me 68 pikë, ndërsa Lazio në vendin e tretë me 52 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Juventusi e pret në shtëpi Udinesen, teksa Lazio udhëton te Cagliari. /Telegrafi/